Saga “Modric-Real Madrid” larg fundit, rinovimi i kroatit varet nga Carlo Ancelotti

schedule22:25 - 30 Mars, 2023

schedule 22:25 - 30 Mars, 2023

Saga e rinovimit për “arkitektin” e mesfushës së Real Madrid, Luka Modric, duket se nuk po shkon drejt fundit, me kroatin, që prej kohësh kërkon një zgjatje të kontratës aktuale, mirëpo deri tani drejtuesit e klubit “merengues” nuk po e bëjnë një gjë të tillë.

Mesfushori 37-vjeçar ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Oferta ka shumë, sidomos nga klubet arabe, por dëshira e tij është të vazhdojë aventurën magjike në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit janë dakord të rinovojnë me një tjetër vit, por gjithçka varet nga Carlo Ancelotti, me mesfushorin kroat që është shumë i lidhur me italianin.

Ancelotti mund të largohet nga stoli i rekordmenëve të futbollit europian në fundin e sezonin. Veprim që pritet të ndikojë edhe te Topi i Artë 2018 të nisë një eksperiencë të re larg Madridit. /i.m /abcnews.al