“Saga e vrasjeve në Shkodër po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”

schedule22:46 - 1 Prill, 2019

schedule 22:46 - 1 Prill, 2019

7 vrasjet e ndodhura gjatë vitit 2018 që deri tani nuk kanë asnjë autor të arrestuar apo identifikuar i kanë kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një fakt të tillë e deklaroi në studion e emisionit “Byro Politike” në Abc News gazetari Spartak Koka, i cili shtoi se kësaj dosje pritet t’i shtohen dhe dy vrasje e fundit të të afërmve të Asmer Bilalit.

Shkodër 2018 – Kronologjia e Vrasjeve  që po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda:

14 Nëntor 2018 – Vritet  Fatos Verracakut, plagoset kunati – Pa autor

1 Shtator 2018- vritet Arjan Verracaku 31 vjeç – Pa autor

23 Gusht 2018 – Rrëmbehen dhe me pas zhduken në rrethana misterioze Agron Mollajt dhe Gëzim Hysjat daje e nip. Pa autor

10 Gusht 2018 – Fatbardh Lici ekzekutohet në lagjen Kiras teksa ishte i ulur në lokal. Pa autor

15 Korrik 2018 – ish-oficeri i policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci ekzekutohen gjatë mesnatës në makinën e tyre. Pa autor

Kësaj dosje pritet t’i bashkohet dhe ngjarja e fundit me dy  të vrarët Astrit dhe Brahim Bilali. Pa autor

I kanë kaluar për kompetencë Krimeve të Rënda për shkak të dyshim të të arsyeshëm të bazuar në prova dhe fakte se  vrasjet bazohen në veprën penale të nenit 334 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!