Gjykata e Posaçme këtë të hënë ka lënë në fuqi vendimin arrest me burg për ish kreun e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për gruan që ishte e përfshirë në videoskandalin e Gjicit, Alma Kacin.
Në një prononcim për mediat, avokatja e Alma Kaçit nuk ka dhënë shumë detaje, lidhur me procesin duke theksuar se janë pjesë e hetimit.
Ajo tha se gjykata rrëzoi kërkesën e tyre për hetim në masën detyrim paraqitje, duke qene se ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë, dhe se është personi i vetëm që sjell të ardhura në familje.
Gjici u arrestua pas publikimit të video-skandalit erotik në zyrën e tij, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre./abcnews.al