Safet Gjici zbythet pas “shpullës” së Ramës për heqjen e titullit ndaj Veton Surroit

schedule18:00 - 27 Nëntor, 2020

schedule 18:00 - 27 Nëntor, 2020

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici brenda pak minutash ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me heqjen e titullit të nderit ndaj Veton Surroit, pas ‘shuplakës’ së kryeministrit Edi Rama.

Disa minuta pas reagimit të fortë të kreut të qeverisë, Gjici fshiu statusin e parë dhe ndryshoi qëndrim duke bërë një prapaktheu të fortë.

Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së! Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale” shkruan Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.

Por si ndodhi?

Sot në mbledhjen e këshillit Gjici ishte pro një nisme të tillë. Madje e argumentoi kështu “Ai po bën fushatë politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë” u shpreh Gjici për Veton Surroin.

Por në momentin që kryeministri Edi Rama e cilësoi një nismë të tillë si lajthitje kolektive, Gjici u tërhoq duke kërkuar ndjesë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!