Safet Gjici ka qënë i pranishëm në stadiumin e ri, Zeqir Ymeri duke inspektuar punimet.
Gjici ka pyetur edhe personat që kanë përsipër mbylljen e punimeve në këtë stadium:
“A do ti mbyllni punimet ju brenda këtij muaji? Duhet të mbyllen brenda këtij muaji të gjitha. Kam folur edhe me Dukën, duhet të jetë gati gjithçka dhe në 15 tetor do inauguroj stadiumin”, ka thënë Gjici. Nga ana tjetër inxhinierët përgjegjës e kanë garantuar për afatin e dhënë në rast se nuk do të ketë ndryshime të tjera të ideve në strukturë.