Me urdhër të SPAK, Safet Bajri shoqërohet në Policinë e Shkodrës

schedule12:50 - 21 Shkurt, 2025

schedule 12:50 - 21 Shkurt, 2025

SHKODËR-  Me urdhër të SPAK dhe të miratuar nga Gjykata e Posaçme, Safet Bajri është shoqëruar në Policinë e Shkodrës dhe prej andej pritet të sillet në Tiranë.

Emri i tij përflitet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior.

Abc News mëson se Bajri është marrë në shtëpinë e tij në Dobraç dhe nuk ka bërë rezistencë.

Shoqërimi i tij vjen tre ditë pasi forcat Speciale RENEA, kryen kontrolle në banesën e tij në Dobraç.

Ai pritet të merret në pyetje nga organet ligjzbatuese./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!