Të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në burg Safet Bajrin dhe dy të tjerët

schedule13:56 - 24 Shkurt, 2025

schedule 13:56 - 24 Shkurt, 2025

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në qytetin e Shkodrës.

Safet Bajri u arrestua të premten në Shkodër ndërsa më pas u transferua në Tiranë.

Sipas SPAK, vrasja është kryer pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici, i afërmi i Fatbardh Licit, ishte autor i ekzekutimit të Boran Bërçanës në korrik të 2018-tës. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri automatiku, në kohën që ishte i ulur në një lokal në lagjen Kiras kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur.

Edhe pse policia në atë kohë kishte dyshime se ngjarja lidhej me konfliktet mes fiseve Lici dhe Bajri nuk siguroi prova për zbulimin e autorëve.

Nga ana tjetër, emri i Safet Bajrit është i njohur për policinë dhe drejtësinë. Në shtator të 2018-tës, Safet Bajri u vu në pranga në Tiranë me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda për disa vepra penale në sajë të operacionit Oaz, duke nisur nga ajo e drejtimit të organizatës kriminale, vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash si dhe fiksimi i basteve sportive.

Bashkë me Bajrin në pranga u vunë edhe 10 persona të tjerë mes të cilëve edhe Astmer Bilali si dhe Behar Bajri për të cilët është caktuar këtë të premte një tjetër masë sigurie. Por 2 vite pas arrestimit prokuroria e posaçme, nuk provoi dot akuzat e grupit kriminal dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike apo veprave të tjera dhe për këtë transferoi dosjen në prokurorinë e Shkodrës duke akuzuar Safet Bajrin vetëm për fiksim të basteve sportive.

Nga ana tjetër, ai rezultonte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vite heqje lirie si kreu i një organizate kriminale për trafikun e drogës dhe prostitucioit. Për shkak se autoritetet shqiptare kanë firmosur një marveshje me ato belge sa i takon njohjes së dënimeve, ishte gjykata eSshkodrës që njohu dënimin për bajrin, ndërsa në mars të vitin 2023 u lirua me kusht nga burgu iFierit pasi vuajti 2 të tretat e dënimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!