“Safe stay in Albania”, Kumbaro për planin e masave: Tre muajt e parë të këtij viti janë 50% më shumë vizitorë 

schedule11:40 - 29 Prill, 2024

schedule 11:40 - 29 Prill, 2024

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro, u shpreh se trendi i vizitorëve dhe turistëve të huaj është në rritje të vazhdueshme.

Ajo tha se përgjatë tre muajve të këtij viti ka pasur një rritje me 50% të turistëve, që kanë hyrë në Shqipëri, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Tre muajt e parë të këtij viti janë 50% më shumë vizitorë  krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar”, tha ajo.

Më tej, Kumbaro u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në diversifikimin e ofertës turistike dhe kjo vihet re tek “profili” i vizitorëve, që hyjnë në territorin tonë.

“Kemi diversifikim të ofertës turistike, që shkon nga turizmi kulturor te ai biznesit, por edhe tek turizmi shëndetësor”, tha  ajo.

Ministrja Kumbaro shtoi më tej se përgjatë këtij viti, Shqipëria është përgatitur të presë deri në 14 milionë vizitorë dhe turistë të huaj./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!