Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sadio Mane afër Real Madrid? Gjithçka për faj të Klopp, zbulohet prapaskena

schedule15:37 - 23 Prill, 2020

schedule 15:37 - 23 Prill, 2020

Sadio Mane dhe Jurgen Klopp kanë një lidhje të veçantë mes tyre. Sulmuesi afrikan s’e ka mohuar kurrë vlerësimin për trajnerin gjerman dhe rritjen e madhe që i ka ndodhur nën drejtimin e Klopp. Edhe ky i fundit nuk përton kurrë të flasë me superlativa për lojtarin ofensiv.

Një marrëdhënie fantastike, por sinqeriteti i Jurgen Klopp gjatë muajit dhjetor nuk i ka pëlqyer 28-vjeçarit, emri i të cilit lidhet me një transferim te Real Madrid. France Football zbulon prapaskenat dhe mërzitja lidhet me “Topin e Artë”. Trajneri i Liverpool zgjodhi Virgil Van Dijk, mbrojtësin që zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm.

Kam respekt të jashtëzakonshëm për Leo Messin, por Topi i Artë këtë sezon duhej të shkonte për një lojtar të Liverpoolit. E kam thënë gjithmonë që Messi është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë të luajë, por referuar sezonit të fundit, Van Dijk ka qenë fantastik dhe e meritonte të fitonte Topin e Artë”, u shpreh Klopp.



Deklaratë që nuk është pritur aspak mirë nga Sadio Mane (u rendit i katërti) dhe Momo Salah (u rendit në vend të pestë). Ylli argjentinas i Barcelonës fitoi këtë çmim për herë të gjashtë dhe mbrojtësi holandez i Liverpool u rendit i dyti, me CR7 që kompletoi podin. Mane është ndjerë i tradhëtuar nga trajneri i tij dhe po mendon seriozisht largimin drejt “Los Blancos”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!