Krijimi i Super League ka shkaktur shumë polemika në mbarë Europën e jo vetëm. Nuk mund të mungonte dhe reagim ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, i cili në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, shpreson që ky projekt të përfundojë në raftet e magazinave.
75-vjeçari nuk e pëlqen aspak këtë ide si dhe i trembet një kompromisi të mundshëm. “Futbolli është i pëlqyer sepse i përket të gjithëve. Kjo ideja e Super League nuk më pëlqen sepse futbolli është kaq i bukur për universalitetin e tij.
Ky sport është kaq i njohur sepse çdo kush mund ta luajë atë, është pjesë e racës njerëzore. Është e vështirë të gjesh një sport kaq universal”, deklaron italiani, një legjendë e Milanit.
“Megjithatë, futbolli ka tre kundërshtarë shumë të fortë: yjet e mëdhenj që duan shumë para, biznesin dhe bilancet negative. Nuk jam aspak i shqetësuar për të ardhmen e futbollit, pasi Super League nuk do të ndodhë.
Shpresoj që ky projekt të mbetet në raftet e magazinave, por i trembem një kompromisi të mundshëm. Zgjidhjet e mesme janë të padobishme”, përfundon Sacchi. /abcnews.al