Rusia ka mohuar përfshirjen në dështimin e sistemeve të navigimit GPS në aeroplanin me të cilin udhëtonte shefja e BE-së, Ursula von der Leyen në Bullgari.
“Informacioni juaj është i pasaktë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për Financial Times, pas raportimeve se pilotët duhej të mbështeteshin në harta letre për të ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e Plovdivit.
Një zëdhënës i BE-së i tha Sky News: “Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia.”
Për më shumë se 40 minuta, të gjitha sinjalet GPS në zonën e Aeroportit të Plovdivit në Sofje u bllokuan plotësisht. Piloti nuk pati mundësinë të përdorte teknologjinë e Navigimit Satelitor GPS për të ulur avionin duke bërë kështu që ai të bënte xhiro në ajër.
Von der Leyen ndodhej në Bullgari për të takuar kryeministrin e këtij vendi dhe për të vizituar një fabrikë municionesh. Ajo deklaroi se Rusia përbën ende kërcënim dhe se Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet me mbrojtje më të fortë.
Pas vizitës, presidentja e Komisionit Evropian u largua nga qyteti Plovdiv me të njëjtin avion, pa probleme të tjera./abcnews.al

