Marcel Sabitzer është ylli i radhës, që mund të arrihet me çmim okazion. Kontrata e tij me Leipzig përfundon pas një viti dhe largimi këtë verë është thuajse i pashmangshëm.
Bayern Munchen është klubi më pranë mesfushorit dhe prej javësh vijon operacioni. Gjithsesi, kampionët e Gjermanisë nuk janë të vetmit në garë për të.
Sport Bild nga Gjermania raporton se Milani dhe Roma janë gjithashtu shumë të interesuar për austriakun dhe kanë bërë lëvizjet e tyre, megjithëse 18 milionët e kërkuar nga Leipzig për 27-vjeçarin u duken shumë. /abcnews.al