Në bilancin e sotëm të ministrisë së Shëndetësisë pritej një numër më i madh i testimeve të kryera në 24 orët e fundit, pasi nga dje u futën testet e shpejta. Por në përditësimin e sotëm ministria njoftoi se në total janë bërë 2532 testime, duke përfshirë këtu tamponët (PCR) por edhe testet e shpejta dhe rezultati ishte 753 qytetarë të infektuar.
Ministria jep vetëm numrin total të testimeve të bëra dhe nuk i ndan sa ishin tamponë (PCR) dhe sa teste të shpejta. Prej ditës së hënë nisi aplikimi i testeve të shpejta në vendin tonë. Ndërkohë që në spitale sipas ministrisë së Shëndetësisë situata paraqitet e qëndrueshme.
“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar” njoftoi ministria. Situata është e njëjtë me ditën e djeshme si për të shtruarit, po ashtu edhe pacientët në terapi intensive dhe të intubuarve./ db/Abcnews.al