Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sa të shqetësuar duhet të jemi ndaj varianteve të Covid? Flet virologu amerikan

schedule10:02 - 13 Prill, 2021

schedule 10:02 - 13 Prill, 2021

The Conversation

Pas një viti kufizimesh dhe distancimesh shoqërore, më shumë se 171 milion doza vaksinash COVID-19 janë administruar në SHBA dhe rreth 19.4% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Por ka diçka tjetër që shqetëson botën: variantet e SARS-CoV-2.

Sipas një virologu amerikan, i cili i kalon ditët e tij duke studiuar viruset dhe duke hartuar dhe testuar strategji vaksinash kundër sëmundjeve virale, njerëzit janë në një garë për t’u imunizuar  virusit, aftësia e të cilit për të pësuar mutacion dhe për tu  përshtatur duket se është një hap përpara aftësisë sonë për të arritur imunitetin e tufës.

Pesë variantet më shqetësuese

Viruset ARN si SARS-CoV-2  pësojnë mutacion vazhdimisht. Shumica e këtyre mutacioneve zhduken përmes përzgjedhjes natyrore.

Megjithatë, ka diçka pozitive për virusin e ndryshuar.

Për shembull një mutacion  përmirëson aftësinë e virusit për t’u bashkuar me qelizat njerëzore. Një tjetër shembull do të ishte një mutacion që lejon virusin të përhapet më lehtë nga personi në person, duke rritur kështu transmetueshmërinë.

Këto mutacione kanë rezultuar në disa variante të reja të  SARS-CoV-2, duke çuar në shpërthime të mëdha  dhe në disa raste, përhapje globale, raporton abcnews.al

Aktualisht ekzistojnë pesë variante shqetësuese që qarkullojnë në SHB.: B.1.1.7 (britanik); B.1.351 ( afrikan); P.1 (brazilian); dhe B.1.427 dhe B.1.429, të dy variante të identifikuar për herë të parë në Kaliforni.

Secila prej këtyre varianteve ka një numër mutacionesh, dhe disa nga këto janë mutacione kryesore të gjenomit viral.

Për shkak se proteina spike është e nevojshme që virusi të bashkohet me qelizat njerëzore, ajo mbart një numër të këtyre mutacioneve kryesore. Për më tepër, antitrupat që neutralizojnë virusin zakonisht lidhen me proteinën spike, duke e bërë kështu proteinën një përbërës kryesor të vaksinave COVID-19.

India dhe Kalifornia kanë zbuluar variante të dyfishta që, megjithëse nuk janë klasifikuar ende, kanë fituar interes ndërkombëtar. Ata kanë një mutacion kyç në proteinën spike, të ngjashëm me atë që gjendet në variantet braziliane dhe të Afrikës së Jugut, dhe një tjetër tashmë të gjetur në variantet B.1.427 dhe B.1.429.

Deri më sot, asnjë variant nuk është klasifikuar me pasoja të rënda, megjithëse shqetësimi është se kjo mund të ndryshojë kur shfaqen variante të reja dhe ne mësojmë më shumë për variantet që tashmë qarkullojnë.

Përhapje më e shpejtë dhe simptoma më të rënda

Këto variante janë shqetësuese për disa arsye. Së pari, variantet shqetësuese të SARS-CoV-2 zakonisht përhapen 20% deri në 50 % më lehtë nga personi në person.

Kjo i lejon ata të infektojnë më shumë njerëz dhe të përhapen më shpejt dhe gjerësisht, përfundimisht duke u bërë lloji më dominues. Për shembull, varianti B.1.1.7 në Mbretërinë e Bashkuar që u zbulua për herë të parë në SHBA. në dhjetor 2020 tani është lloji më i përhapur në SHBA, duke llogaritur rreth 27.2% të të gjitha rasteve deri në mes të Marsit .

Po kështu, varianti P.1 i zbuluar për herë të parë tek udhëtarët nga Brazili në janar tani po bën kërdi në Brazil, ku po shkakton një kolaps të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe ka shkaktuar të paktën 60,000 viktima në muajin mars .

Së dyti, variantet shqetësuese të SARS-CoV-2 mund të çojnë gjithashtu në sëmundje më të rënda dhe shtime të shtrimeve në spital dhe viktimave. Me fjalë të tjera, ato mund të kenë virulencë të shtuar. Sipas një  studimi të  fundit në Angli varianti B.1.1.7 shkakton sëmundje dhe vdekshmëri më të rëndë .

Një shqetësim tjetër është se këto variante të reja mund t’i shpëtojnë imunitetit të shkaktuar nga infeksioni natyror ose përpjekjeve aktuale të vaksinimit, raporton abcnews.al

Për shembull, antitrupat nga njerëzit që u rikuperuan pas infeksionit ose që kanë marrë një vaksinë mund të mos jenë efikase te një variant i ri. Kjo mund të çojë në ri-infeksione dhe të ulë efektivitetin e trajtimeve aktuale të antitrupave monoklonale dhe vaksinave.

Studiuesit po hetojnë intensivisht nëse do të ketë efikasitet të reduktuar të vaksinës kundër këtyre varianteve. Ndërsa shumica e vaksinave duket se janë efektive kundër variantit në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i fundit tregoi se vaksina AstraZeneca nuk është efektive në parandalimin e COVID-19 për shkak të variantit B.1.351 të Afrikës së Jugut.

Nga ana tjetër, Pfizer  është efektive kundër variantit B.1.351 . Një lajm tjetër inkurajues është se përgjigjet imune të qelizave T të shkaktuara nga infeksioni natyror SARS-CoV-2 ose vaksinimi i mARN-së kanë reaguar ndaj  tre varianteve të Britanisë, Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Kjo sugjeron që edhe me zvogëlimin e aktivitetit të antitrupave neutralizues, përgjigjet e qelizave T të stimuluara nga vaksinimi ose infeksioni natyror do të sigurojnë një shkallë mbrojtjeje ndaj varianteve të tilla.

Qëndroni vigjilentë dhe vaksinohuni

Çfarë do të thotë kjo? Ndërsa vaksinat aktuale nuk mund të parandalojnë COVID-19 me simptoma të  lehta simptomatike të shkaktuara nga këto variante, ato me gjasë do të parandalojnë sëmundje të moderuara dhe të rënda, dhe në veçanti shtrimet në spital dhe të parandalojë vdekjen.

Ky është lajmi i mirë.

Sidoqoftë, është e domosdoshme të theksojmë se variantet aktuale të SARS-CoV-2 ka të ngjarë të vazhdojnë të evoluojnë dhe përshtaten. Në një sondazh të fundit të 77 epidemiologëve nga 28 vende, shumica besojnë  se brenda një viti vaksinat aktuale mund të duhet të azhurnohen për të trajtuar më mirë variantet e reja.

Çfarë duhet të bëjmë? Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë: të mbajmë maska, të shmangim zona me ajrosje të dobët,  të mbajmë distancën sociale për të ngadalësuar transmetimin dhe për të shmangur valët e mëtejshme të nxitura nga këto variante të reja.

Ne gjithashtu duhet të vaksinojmë sa më shumë njerëz në sa më shumë vende dhe sa më shpejt të jetë e mundur për të zvogëluar numrin e rasteve dhe gjasat që virusi të gjenerojë variante të reja dhe mos të pësojë mutacion.

Dhe për këtë, është thelbësore që zyrtarët e shëndetit publik, qeveritë dhe organizatat joqeveritare të adresojnë barazinë e vaksinave në nivel lokal dhe global. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!