Mjekja në Spitalin Amerikan Albana Daka shpjegoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” rëndësinë e marrjes së vitaminave dhe suplementeve kundër Covid-19. Daka u shpreh se marrja e tyre në sasi të caktuara është e rëndësishme për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar, për të parandaluar gripin por dhe virusin.
Më tej, mjekja shtoi se mund të kenë efekte anësore siç është dhimbja e stomakut si dhe mund të shoqërohet me diarre sidomos nëse tejkalohet sasia e rekomanduar e vitaminës C. Duke marrë shkas nga fakti se shumë njerëz të infektuar me virus përdorin antibiotikët, mjekja u shpreh se përdorimi i tyre nuk është i rekomandueshëm.
“Studimet kanë treguar se vitamina D është një stimulues i sistemit imunitar dhe na ruan nga infeksionet respiratore të traktit të sipërm. Na ruan nga bronkitet e thjeshta por gjithashtu studimet gjatë pandemisë tregojnë se marrja e saj në doza spitalore tek një person me formë të rëndë të Covid është parë që ul simptomat sepse forcon sistemin imunitar dhe reagon për të ulur simptomat e Covid-19.
Vitamina C po ashtu sugjerohet në muajt e ftohtë të vitit, për t’u ruajtur nga griprat stinorë me doza nga 250 -1000 mg tek të rriturit. Duke qenë se e dimë se ushqyerja është pak problematike dhe nga modifikimet e ushqimeve të konservuara atëherë dhe minerale janë në sasi jo korrekte në ushqime që domethënë që në periudha të ftohta të vitit duhet t’i marrim në formën e suplementeve.
Gjatë pandemisë sugjerohet që tek fëmijët të merret nga 200-500 mg në ditë dhe tek të rriturit deri në 1000 mg. Në kushte spitalor , doza të larta të vitaminës D deri në 10 gramë në ditë dhe në kushte shtëpie deri në 3 gramë është parë që ul simptomat e Covid. Dhe zinku është një element në kushtet e parandalimit si të gripit dhe Covid, është parë që në doza 20-40 mg është i mirë për sistemin imunitar.“, shpjegoi mjekja. /abcnews.al