Disfata që pësoi Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Prillit është komentuar sërish tek spektakli “Kosherja”. Aktorja që interpreton Kryemadhin u ndal tek situata pas zgjedhore ndërsa tregoi me nota humori se çfarë po ndodh brenda selisë së LSI-së.
“Sot do të kalojmë nga një forcë e parë, forcë e paparë, nga shtëpia juaj. Do të kalojmë deri sa të marrim pak veten në o ç’na gjeti, o ç’na gjeti.
Jam këtu sot përpara jush për të shitur në ankand disa objekte që nuk na duhen, më e keqja nuk do të na duhen për sa kohë dhe më e keqja fare nuk do t’na duhen fare.”, thotë aktorja. /abcnews.al