Hakim Ziyech është një nga lojtarët më të mirë të Ajax dhe marokeni ofensiv pëlqehet nga shumë skuadra. 26-vjeçari tregohet i ashpër në prononcimin e dhënë për Algemeen Dagblad, teksa flet edhe rreth së ardhmes.
“Tani i njoh shumë mirë njerëzit dhe mund të them që nuk më pëlqejnë aspak personat falsë. Jam në gjendje të kuptoj gjatë një bisede se kush është i sinqertë dhe kush pretendon se është i pastër. Në ditët e sotme ka shumë njerëz falsë në botën e futbollit, kështu që i besoj shumë pak njerëzve.
Futbolli është një spektakël i madh, por po përkeqësohet. Shumë njerëz zhduken kur gjërat shkojnë keq, por rikthehen menjëherë sapo nisin e rregullohen. Rrjetet sociale kanë shkatërruar gjithçka dhe të gjithë tentojnë për t’u dukur të bukur dhe zbavitës”.
E ardhmja? Sevilla më kërkoi verën e kaluar. Më pëlqejnë si klub, por kanë një drejtori sportiv si Monchi. Ky person tentoi të më transferonte te Roma para një viti. Gjithçka po shkonte mbarë, por ai u zhduk dhe nuk morëm vesh asgjë për të.
Kështu që duhet të shkoja te klubi i tij? Jo, e pamundur. Të shohim se çfarë do të ndodhë në verë. Po zbavitem tek Ajax dhe më pëlqen jeta në Amsterdam, por të shohim se çfarë do na rezervojë vera“, përfundon Ziyech. /abcnews.al