PSG nuk fshihet për Leo Messin. Drejtori sportiv Leonardo i hapi rrugë një kalimi të argjentinasit në Francë, kur deklaroi për France Football: “Lojtarë të mëdhenj si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Sigurisht nuk është koha për të folur për të apo për të ëndërruar për të”.
Angel Di Maria, shoku i Messit në kombëtare, u ngacmua nga Canal Plus për atë që Leonardo kishte thënë. “Shpresoj të jetë kështu. La shumë mundësi. Ne duhet të jemi të qetë dhe gjërat do të shkojnë përpara”, shprehej argjentinasi, ndërsa së fundmi fjalët e tij janë komentuar edhe nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.
“Më duket mungesë respekti, Dikush gabon kur thotë diccka të tillë. Nuk është e drejtë, nuk respektohet Barcelona të flasësh ashtu për një lojtar që është i yni.
Shumë njerëz te PSG flasin shumë për Messin, i cili është futbollist i Barcelonës. Përveç kësaj ne kemi edhe ndeshje me ta në Champions League”, tha holandezi, i cili mori në fillim të sezonin drejtimin e katalanasve dhe firmosi një kontratë 2-vjeçare. /abcnews.al