Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sa shpejt e panë rastin!” Klopp: Më shumë penallti United në 2 vite, sesa ne në 5 sezone

schedule11:56 - 5 Janar, 2021

schedule 11:56 - 5 Janar, 2021

Southampton arriti të shënojë dje që në minutën e dytë dhe ta mbajë portën e saj të paprekur deri në fund, duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi.

Pas ndeshjes Klopp foli për mediet dhe si rrallëherë u shpreh për gjyqtarët dhe kishte ankesa për ta në lidhje me një penallti të padhënë në një rast kur mbrojtësit e “Shenjtorëve” ndërhynë në zonë ndaj Mane.

“Rrëzimi i Mane? Për mua ishte qartë penallti. Unë shkova te arbitri katërt për ta pyetur nëse ata do e shikojnë në VAR atë rast dhe ai mu përgjigj: ‘Është parë tashmë, nuk ka penallti’. Ishte 100% i sigurt.

Unë do të doja të kuptoja sesa shpejt ata shkuan dhe panë në çdo kënd atë rast për të qenë në gjendje të kuptonin nëse është faull. Por gjithçka ishte parë tashmë dhe për ta nuk ishte penallti.

Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë, por unë di vetëm se Manchester United ka pasur më shumë penallti në dy vitet e fundit se ne në pesë vite e gjysmë. Nuk e di nëse është faji ynë apo si mund të jetë e mundur”, u shpreh Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!