Pas Berlinit, “kuqezi” edhe në Paris/ “Synojmë medalje”, Ylli: Tre mundësit kanë potencial për t`u ngjitur në podium

schedule20:41 - 17 Korrik, 2024

schedule 20:41 - 17 Korrik, 2024

Presidenti i KOKSH Fidel Ylli u shpreh optimist për Shqipërinë në përfaqësimin e saj në lojërat Olimpike “Paris 2024”. Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Fidel Ylli tha se Olimpiada është shumë e rëndësishme dhe se ka një frymë gjithë përfshirëse. Gjithashtu nënvizoi se beson se Shqipëria ka tre shanse për medalje me të tre mundësat.

“Olimpiada është aktiviteti më i madh i rruzullit tokësor. Po të shohësh në kampionatin europian të gjithë rrinin nëpër qendra. Po të shkosh në Olimpiadë, fryma ka gjithëpërfshirje ka paqe, dhe për herë të parë do të ketë aq ekipe sa ka meshkuj aq ka edhe femra. Pra mendoj që ne do t’ja sugjerojmë përsëri Federatës së Futbollit të tentojë të futet në garat kualifikuese. Në gjithë Shqipërinë janë mbi 400 palestra volejbolli dhe basketbolli. Federata e Basketbollit dhe Volejbollit kanë bërë trajnime, KOKSH suporton.

Sa shanse kemi për medalje?

Fidel Ylli: Kemi tre shanse për medalje, të tre mundësat. Sporti është me eliminim, ka të bëjë edhe shorti…Ka problematika, por unë jam besimplotë, janë stërvitur shumë mirë. Vetëm me punë janë të përkushtuar te rezultati. Dhe asnjë nga këta, me përjashtim të Valiev asnjë nga këta nuk kanë qenë me medalje me Olimpiadë. Një medalje të marrin, mjafton që Shqipëria të futet në listën botërore që është shteti që ka marrë medalje Olimpike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!