Sa rrezikohet Moldavia nga Rusia? Analisti moldav për “Ballkan”: Për sa Kohë Odesa qëndron, ne jemni të mbrojtur

schedule19:15 - 20 Maj, 2022

schedule 19:15 - 20 Maj, 2022

Lufta në Ukrainë, por edhe rreziku rus në shtete e tjera, ka qenë një tjetër temë e diskutuar në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

Për të folur për këtë temë në një lidhje prezentë nga Moldavia ishte analisti Dumitru Ciorici.

I pyetur nga gazetarja Karadaku se sa e rrezikuar ëhstë Moldavia nga një agresion rus, duke patur parasysh se në rajonin e Transnjistrisë ndodhen 1500 ushtarë rusë, Ciorici tha se aktualisht nuk ka asgjë shqetësuese.

Ai theksoi se Moldavia varet shumë nga Odesa, dhe për sa kohë në Odesë luftohet dhe po i bëhet ballë ushtarëve rusë, nuk ka asnjë rrezik nga për Moldavinë.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Çfarë po ndodh në Moldavi, pasi ju konsideroheni të rrezikuar nga Moska dhe Putini?

Ciorici: Moldavia është fqinje e Ukrainës dhe kemi një lidhje direkte me Ukrainën momentalisht. Është rajoni i Transnjistria i cili është krijuar artificialisht nga Rusia disa vite më parë. Sa  i përket pyetjes tuaj të tensioneve këtu, po jemi të shqetësuar se çfarë po ndodh, por në të njëjtën kohë shqetësimet nuk janë të një niveli të lartë. Ne kemi 1500 trupa në Transnjistria por ata janë të qetë deri tani. Kemi patur disa provokime në Prill, por askush nuk u lëndua., njerëzit u tensionuan pasi diçka mund të ndodhë atje.

Karadaku: Të shpresojmë të jetë e qetë, por të gjitha zonat që janë në kufi me Rusinë të gjitha janë të shqetësuar. Unë kam në studio ish-ministrin e jashtëm të Kosovës. Sa i përgatitur është Moldavia për tu mbrojtur nga një invazion i mundur rus?

Ciorici: Deri në këtë moment është se trupat ruse nuk kanë një plan që të eskalojnë konfliktin nëpërmjet rajonit të Transnjistria, sa i përket rajonit të jugut të Ukrainës, janë dy qytete të mëdha që po mbajtën një presion shumë të madh Mykolaivi dhe Odesa. Njerëzit e Moldavisës janë të sigurt sepse këto dy rajone po luftojnë trupat ruse. Sigurisht që do të ishte e tensionuar nëse Odesa do të binte në dorë të rusëve, kjo do të thoshte se ata do të krijonin një rajon përmes Transnjistrisë për tu futur në Moldavi. Për momentin rruga që përmendët është rruga nëpërmjet Odesës dhe Moldavisë. Është një nga rrugët që njerëzit përshkojnë për të shkuar në plazh në detin e Odesës.

Karadaku: 1 orë e gjysmë ishte nga Odesa në kufi?

Ciorici: Po është e vërtetë. Për aq kohë sa Odesa është e sigurt edhe Moldavia është e sigurt. Ukraina deri tani po funksionon si mburojë për Modavinë. Kur kemi parë fillimisht hartën ruse, Moldavia gjithashtu ishte e rrezikuar,. Por trupat ruse nuk ja dolën të vijnë në Moldavi.

/T.H/Abcnews.al/