Sa qenka rritur, Rudina Magjistari ndan si rrallëherë disa foto të së bijës

schedule17:55 - 2 Gusht, 2022

schedule 17:55 - 2 Gusht, 2022

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Rudina Magjistari është shumë diskrete për jetën private. Ajo është munduar që bashkëshortin dhe vajzën ta mbajë jashtë mediave. Mirëpo, së fundmi duket se ka bërë një lëshim të vogël.

Prej disa ditësh, Rudina ndodhet me pushime në Afrikë dhe përveç se ka ndarë pamje nga vendi, duket se këtë herë ka publikuar disa foto të Mias. Vogëlushja qenka rritur aq shumë, sa tani moderatorja përveç se vajzë e ka edhe si shoqe.

Kujtojmë që më herët, Rudina është shprehur se ajo dhe bashkëshorti preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi, pavarësisht punëve të shumta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!