Sa peshon luleshtrydhja që theu rekordin Guinness?

schedule21:07 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:07 - 27 Shkurt, 2022

Luleshtrydhja më e madhe në planet është në Izrael dhe theu rekordin Guinness shkurtin e kaluar.

Chahi Ariel, një fermer nga Izraeli, rrit një shumëllojshmëri frutash më të mëdha se zakonisht në treg. Dimrin e kaluar, temperaturat e ulëta e favorizuan pak më shumë këtë varietet. Në fakt, një luleshtrydhe filloi të merrte përmasa shumë më të mëdha nga sa pritej. Kur ndaloi së rrituri, fermeri mati përmasat e tij dhe gjeti sa vijon: ishte 18 cm e gjatë, 34 cm e gjerë dhe peshonte 289 gram.

Fermeri u dërgoi foto dhe video miqve dhe të njohurve, duke përshkruar të korrat e tij, krenar për madhësinë e kësaj luleshtrydhe të veçantë. Pastaj një mik i nipërve të tij, duke kërkuar në internet, zbuloi se ai mund të thyente rekordin Guinness. Kështu Chahi Ariel e futi luleshtrydhen në ngrirje, bëri kërkesën e tij dhe priti rezultatet. Më 12 shkurt 2021 u mor vendimi dhe dredhëza u regjistrua zyrtarisht si më e madhja në botë.

Rekordin e mëparshëm e ka vendosur deri tani një fermer nga Japonia me një frut që peshonte 250 gr.

Shikojeni në videon e mëposhtme:

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!