Producenti artistik i Style Star 2, që sonte është në cilësinë e jurisë vendosi me “shpatulla pas muri” Choixx-in. Ai e pyeti se kush është i preferuari i Choixx, Niko apo Miranda.
“Choixx ka qenë një dashuri me shikim të parë për Miranda Dupin dhe ka qenë një dashuri që me kalimin e kohës u konsolidua dhe forcua tej mase për Niko Komanin. Tani, dua nga ty të thuash të vërtetën. Sa përqin je me dashurinë e parë dhe sa përind e Choixx është me dashurinë që u konsolidua gjatë kohës?”- e pyeti Popi.
“Unë i respektoj të dy. Edhe Mirandën edhe Niko Komanin. Niko ka qenë pak më i ashpër me komentet e tij, por këto vetëm më kanë motivuar”- u përgjigj pak më vështirësi Choixx.
“Choixx e bëre sikur pyesin një fëmijë. Do mamin apo babin dhe ata përgjigjën të dy”- tha me shaka Arilena./abcnews.al