Sa na kushtojnë mjekët? Alimehmeti: Kostoja nuk është e lartë, studentët kërkojnë kushte për të mos ikur

schedule20:19 - 13 Tetor, 2023

schedule 20:19 - 13 Tetor, 2023

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, zv/dekani i fakultetit të mjekësisë, Ilir Mehmeti foli fillimisht në lidhje me koston e mjekësisë, 250 mijë lekë të reja, e cila bë publike pak ditë më parë.

Ai tha se kostoja nuk është e lartë, pasi ka programe të tjera që kanë kosto edhe më të lartë.

Si pas tij e gjithë kjo situatë e krijuar nga studentët e mjekësisë erdhi si pasojë e mashtrimeve që u bënë në kuvend duke e deklaruar këtë shumë trefish më të lartë.

Alimehmeti u shpreh po ashtu se studentët e mjekësisë kanë nevojë për kushte pune pasi të mbarojnë studimet dhe shembulli që duhet të ndiqet është ai i Rumanisë, Bullgarisë apo Kroacisë.

“Nuk është kosto e lartë, është aty ku ishte kalkuluar më parë. Mirë do ishte që kjo kosto të ishte përllogaritur për të gjithë universitetet.

Një problematikë shumë e madhe, sa informal është bërë ky shtet dhe sa shumë i denigron institucionet e vendit, sic është në këtë rast  Kuvendi, ku ka shkruar se kostoja është 680 mijë lekë, trefish më shumë nga realja.

Kemi një keqinformim të ligjvënësve me një shumë trefish më të lartë. Çfarë do të më ndodhte mua ose ty në një gjyq nëse jipnim deklarata të rreme? Do na ndiqnin penalisht.

Kjo është kthyer në një situata fasade, për të luajtur me 6.8 milion, shifër 3 herë më e lartë.

Informacioni duhet dhënë i saktë, sepse informacioni i gabuar solli atë që solli. Shifra nuk është e lartë, ka programe të tjera që kanë kosto më të lartë.

5.6 milion euro paguajmë në për të arsimuar të gjithë mjekët, ndërkohë që 1 miliard është shifra e abuzimit.

Një mjek që ditën e parë që merr diplomën ka të drejtën për t’u punësuar dhe ne kemi vakanca. Tani nuk po vejnë sepse mjekët nuk janë trajnuar si duhet për ata pozicione.

Nga ndodhi kjo emergjencë, kemi dy probleme që nuk shkojnë. Ne duhet te mendojnë që studentët t’i arsimojnë si duhet dhe e dyta të rregullohen kushtet e punës këtu dhe asnjë prej  tyre nuk do të dojë të iki.

Ata pas arsimit trajtohen ashtu si trajtohen dhe ata shohin mundësitë e tjera.

Ne  jemi, ndër 10 vendeve me ikjen më të lartë të trurit në botë. 9 vende janë afrikane dhe 1 është evropiane, që jemi ne.

Ne nëse flasim që jemi në emergjencë për mjekë, kjo është normale që  bëhet me burime njerëzore, por nuk mund t’i mbash me zor.

Duhet të bëjmë atë  që bëri Rumania, Bullgaria e Kroacia, duke i mbështetur” tha Alimehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!