Sa i madh është rreziku i mpiksjes së gjakut nga AstraZeneca?

schedule09:23 - 14 Prill, 2021

schedule 09:23 - 14 Prill, 2021

Nga David Spiegelhalter and Anthony Masters, The Guardian

Të mërkurën, Agjencia Europiane e Barnave deklaroi se kishte një lidhje  midis vaksinës Oxford / AstraZeneca (Vaxzevria) dhe llojeve të rralla të mpiksjes së gjakut.

Sipas MHRA, mpiksjet e rralla të gjakut mund të ndodhin te një në 100,000 të rritur që marrin vaksinën.

 

Por ne gjithashtu mund të jemi të rrezikuar nga  anestezia e  përgjithshme, ose kur hidhemi me parashutë. Ndoshta rreziku i mpiksjes së gjakut është i njëjti rrezik që një grua mund të ketë kur merr kontraceptivë.

Por si njerëzit reagojnë ndaj këtyre rreziqeve: a janë ato të papërfillshme apo të rëndësishme?

Qendra Winton, gjatë javës së kaluar krahasoi përfitimet dhe rreziqet në grupe të ndryshme moshe.

Sipas analizës, vaksinimi është i rëndësishëm pasi parandalon rreziqe të mëdha duke përfshirë mpiksjen e gjakut . Rreth 12% e personave të moshës 17 deri 24 vjeç raportuan simptoma 12 javë pas infektimit .

Vaksinimi nuk është vetëm për personat që preken por ndihmon në parandalimin e rasteve asimptomatike dhe përhapjes virale.

Jeta nuk është e sigurt pasi rreziku është një spektër. Ekzistojnë rreziqe të pranueshme, të cilat janë kaq të pakta sa njerëzit nuk bëjnë asgjë për ti parandaluar. Por nga ana tjetër ka rreziqe aq të mëdha sa ne heqim dorë nga aktivitetet tona.

Lloji i tretë janë rreziqet e tolerueshme: ku ne kërkojmë të përfitojmë nga diçka duke “zbehur’ dobësitë. Për shumicën e njerëzve, kur ka një virus që qarkullon, rreziqet e Covid-19 tejkalojnë rreziqet minimale të vaksinave./abcnews.al