Pak javë më parë, Loredana njoftoi se kishte bërë paqe me çiftin zvicerian, që e akuzuan një vit më parë për mashtrim. Reperja ndau një fotografi, ku shihej duke përshëndetur në një video call gruan zviceriane ndërsa shkruante “01.09.2020 ”, duke nënkuptuar se kanë arritur një marrëveshje me ta.
Por, mediat vendase kanë hedhur dritë mbi marrëveshjen e arritur mes tyre. Reperja dhe çifti kanë rënë dakord për një dëmshpërblim “me kërkesë të ndërsjellë”. Thuhet se Loredana ka pranuar akuzat, ka kërkuar falje dhe i ka ofruar atyre një shumë, më shumë se ajo që çifti ka pretenduar.
Sipas zyrës së prokurorit publik, reperja ka transferuar një shumë prej 430,000 franga. “Reperja Loredana tregon pendim dhe mirëkuptim – ajo pranon sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar”, thuhet në njoftim. Ndërsa, pjesa tjetër ndaj palës së dëmtuar është shlyer në pranverën e vitit 2019.
Ndërkohë, kujtojmë gjithashtu se normalizimi i marrëdhënies me çiftin zvicerian, ka ndikuar në raportin me Mozzik, pasi dyshja po përflitet se janë kthyer bashkë. Megjithëse, dyshja ka preferuar të mos komentojë asgjë, në fakt disa video dhe foto që kanë qarkulluar në rrjete sociale tregojnë se ata i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. xh.d/abcnews.al