“Sa herë të jetë e nevojshme”, Erdogan i prerë: Nuk do t’i ndalojmë sulmet në Siri

schedule12:30 - 23 Nëntor, 2022

schedule 12:30 - 23 Nëntor, 2022

Turqia është “më e vendosur se kurrë” për të mbrojtur kufirin e saj me Sirinë nga kurdët, tha në një deklaratë sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë operacionet tona ajrore pa ndërprerje dhe do të sulmojmë territorin e terroristëve në momentin që do ta shohim të arsyeshme”, tha presidenti turk.

Turqia nisi Operacionin Forked Sword të dielën një seri sulmesh ajrore në Irakun dhe Sirinë veriore kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG).

Ankaraja akuzon dy organizatat se urdhëruan sulmin që shkaktoi 6 viktima dhe plagosi 81 të tjerë më 13 nëntor në Stamboll. Ankaraja, gjithashtu tha se ka goditur 471 objektiva deri më tani.

/abcnews.al