“Sa herë që përdoret korrupsioni, Berisha do jetë aty/ Çupi: Nëse drejtësia s’vepron, parlamenti kthehet në “Donbas”

schedule18:37 - 20 Korrik, 2023

schedule 18:37 - 20 Korrik, 2023

Analisti Frrok Çupi thotë se debatet e sotme në Kuvend, i sheh si si një përplasje të pjesës së korruptuar të politikës me të drejtën.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë të njohur nga publiku si të korruptueshëm.

Sipas Çupit, nëse drejtësia nuk do veprojë pa mëshirë ndaj të korruptuarve, po aq sa atyre të mazhorancës, parlamenti do të kthehet në “Donbas”, ku do të ketë vetëm konflikte.

“E kam parë si një përplasje të pjesës së korruptuar të politikës me të drejtën. Pjesa e PD që mbështet Berishën ka kijuar një sistem. Ne kemi probleme shumë të mëdha me shtetin, ka një korrupsion në shtetin tonë. Ka nisur me plot sukses akti politik mazhoritar ndaj korrupsionit ku qeveria distancohet nga korrupsioni, vihet para përgjegjësisë ligjore.

Jam i sigurt që është një linjë e terë duke nisur nga Berisha, Meta, Bllako, Koka, që publiku i njeh si të korruptueshëm. Meta në prapaskenë, Berisha në sallën e Kuvendit. Sa herë që do përdoret korrupsioni, Berisha do jetë aty.

Nëse drejtësia nuk do të veprojë me kaq pa mëshirë, sa ndaj atyre të qeverisë, parlamenti do të jetë Donbas, do ketë konflikte pafund. Jemi në rrethana kur parlamenti nuk po bën poltikë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!