Sa është buxheti për blerjen e satelitëve? Ibrahimaj: Do e bëjmë publik gjatë javës

schedule17:48 - 22 Tetor, 2021

schedule 17:48 - 22 Tetor, 2021

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave projektbuxhetin e vitit 2022. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj gjatë deklaratës për media është pyetur edhe në lidhje me buxhetin e alokuar për blerjen e satelitëve që do të çohen në orbitë.

Kjo pyetje është shmangur nga ministrja e cila ka thënë se të gjitha detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim.

Të gjitha detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim në deklarata të ndryshme të detajuara për çdo sektor”, tha ministrja.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar 2 ditë më parë se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022. Lajmin për dërgimin e satelitëve Rama e bëri me dije në Kuvend duke sjellë të qeshura në radhët e opozitës si dhe më pas solli shumë reagime nga opinioni publik. be.k /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!