Mëngjesi i sotëm në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ ka filluar me muzikë. Të ftuarit e parë kanë qenë muzikanti Alban Çeça dhe këngëtarja Egzona Ademi, të cilët kanë folur për muzikën në kohë pandemie.
Ata kanë folur për karantinën, rregullat që kanë zbatuar për parandalimin e Covid, bashkëpunimet online mes artistëve dhe krizën në të cilën ndodhen.Të pyetur me plot humor se sa e kanë rrogën, artistët kanë treguar se nuk e kanë fikse.
“Ne punojmë me klering këtë periudhë. Ne nuk punojmë me një vend dhe nuk e kemi rrogën fikse”, tha Egzona.
Ndërkohë Enkel Demi ja parapriu duke i dhënë një lajm ‘jo fortë të mirë’: “Po ju them diçka qe do t\ju ngrej nervat, Gjermania i pagoi 100% artistët në kohë pandemie”./abcnews.al