Miliona njerëz janë duke punuar nga dhoma e tyre apo kuzhina, ndërsa shumë nuk mund të punojnë nga shtëpia, shkruan BBC.
Por sa i ekspozuar mund të jesh ndaj koronavirusit në punën tënde?
Të dhënat nga zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në një studim të SH.B.A-së, vënë në kontekst rrezikun e ekspozimit të punonjësve ndaj sëmundjeve. Ndërsa shumica e vendeve të punës kërkojnë që njerëzit të punojnë relativisht afër me të tjerët – diku në intervalin midis gjatësisë së krahut ose në një ambienti të përbashkët zyre. Puna që ka ekspozimin më të lartë si për të marrë sëmundjet ashtu edhe për ti trasmetuar ato janë profesionet e kujdesit shëndetësor, ndërsa ata që shënuan nivele të ulëta në të dyja masat, janë artistët, avokatët dhe ata në punë zyre si marketingu, HR dhe këshilltarë financiarë.
Pastruesit, oficerët e burgut dhe ndërmarrësit janë ndër ata që kanë ekspozim relativisht të lartë ndaj sëmundjeve.
Po kush janë njerëzit më të rrezikuar nga sëmundja e re infektive Covid-19?
Janë ata që kanë shumë lidhje të ngushta me personat e tjerë, por nuk janë mësuar të ekspozohen ndaj sëmundjeve. Stafet e bareve dhe restoranteve, parukierët dhe aktorët bëjnë pjesë në këtë kategori, si dhe shoferët e taksive dhe muratorët.
Shifrat e publikuara nga ONS këtë javë treguan se vdekjet në sektorin e kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë më të larta sesa ato në komunitetin e tjera, megjithëse punonjësit e kujdesit shëndetsorë janë në vijën e parë të frontit. Duke pasur parasysh që ky profesion është i ekspozuar si nga sëmundja, ashtu edhe nga njerëzit e tjerë, pse nuk ka pasur më shumë vdekje?
Kjo mund të jetë për shkak se punëtorët në këto punë kanë më shumë të ngjarë të përdorin pajisje personale mbrojtëse si maska dhe doreza, thotë Ben Hberstone, zëvendësdrejtor për analiza shëndetësore në ONS. Ata gjithashtu ndjekin masa të rregullta higjiene si larjen e duarve.
Një nga punët që kishte më shumë vdekje nga koronavirus sesa mesatarja ishin shoferët e taksive. Kjo është një punë e cila ka me shumë kontakt njerëzit e tjerë, dhe është në mesin e atyre punëve që mund të lejohen edhe gjatë peridhës së izolimit. Stafet e lokaleve, berberët dhe instruktorët e palestrave të gjithë janë shumë të rrezikuar, por shumica e këtyre njerëzve janë izoluar pasi baret, palestra dhe sallonet e estetikës janë mbyllura,/abcnews,al