Princi Harry dhe Meghan Markle duan ta bëjnë dasmën e tyre të suksesshme.
Në fund të fundit, një ndarje nuk është në dobi të asnjërit prej tyre. Eksperti mbretëror vëren se një ndarje do të kishte efekte negative në karrierën e tyre në Hollywood.
Ekspertja e marrëdhënieve Louella Alderson shkroi: “Harry dhe Meghan bëjnë një ekip fitues. Bizneset e tyre të përbashkëta mund të vazhdojnë të sjellin të ardhura të konsiderueshme për familjen e tyre”.
Në një artikull në Mirror, ajo vuri në dukje: “Partneriteti i tyre ka rezultuar i dobishëm për të dy nga ana profesionale, pavarësisht përpjekjeve të tyre individuale.”
Sakaq, ajo theksoi se ndarja e Harry-t dhe Meghan-it mund të ndikojë potencialisht në karrierën që ata po përpiqen të ndërtojnë në Hollyëood.
Nëse Sussex-ët vendosin të ndahen, Alderson beson se ata do të ndiqnin shembullin e të famshëmve të tjerë duke e mbajtur të fshehtë ndarjen e tyre. Çifte të tilla janë Will Smith dhe Jada Pinkett Smith dhe Meryl Streep dhe Don Gummer.
“Si fillim, vëmendja e medias rreth përfundimit të marrëdhënies së tyre do të ishte e vështirë të përballohej. Në fund të fundit, ata duhet të kujdesen për fëmijët e tyre”, tha ai. Çifti kanë dy fëmijë, Archie, 4 vjeç dhe Lilibet 2 vjeç.
Është e zakonshme që të famshëm të mbajnë një front të bashkuar në publik. Ata mund të zgjedhin ta prezantojnë veten si një çift i fortë dhe i lumtur, edhe nëse në realitet jetojnë të ndarë prej vitesh.
Kjo zakonisht bëhet për të shmangur vëmendjen dhe spekulimet e pashmangshme mediatike. Por edhe për të mbrojtur imazhin dhe markën e tyre”./abcnews.al