Sa do të zgjasë furtuna ‘Dumani’?/ Nura: Rama e quan SPAK fitore, pala tjetër ‘do ta zhduki’. Rama flet me arsyetim dhe sondazhe

schedule20:28 - 19 Mars, 2025

schedule 20:28 - 19 Mars, 2025

Gazetari Artur Nura tha se SPAK është i pamundur të mos quhet motor elektoral dhe se Rama i referohet SPAK-ut si fitore elektorale. Sipas tij, Rama nuk flet me arsyetim pro edhe me sondazhe ndryshe nga opozita e cila kërkon ‘të zhduk’ partinë e drejtësisë.

“Unë e shoh te qendrimi i Berishës dhe Rama. Rama i referohet SPAK-ut në raportin më të mirë të mundshëm. Motori kryesor ishte Veliaj në garën elektorale, ky motor u fik. Rama me racionalitet të gjitha pjesët e motorit po i vënë në punë për të marrë vota, elektorat. SPAK-u është i pamundur të mos quhet motor elektoral, edhe ai duhet të ruajë ekuilibra politikë. Meta dhe Veliaj janë në burg. Rama i referohet SPAK-ut si fitore e PS.

Njerëzit ku do shkojnë të votojën atë që thotë do e zhduk, apo tek ai që kërkon disa standarte por ama ne do e cojmë deri në fund sepse me SPAK do të shkojmë në Europë. Unë them se Rama nuk flet me arsyetim, flet edhe me sondazhe.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!