Emri i Jorginhos lidhet gjithmonë me një rikthim në Itali, aty ku shkëlqeu me Napolin. Mesfushori i kombëtares së kaltër ka kontratë me Chelsea deri në verën e vitit 2023.
Për momentin ndodhet për mrekulli në Londër, por së ardhmes nuk i dihet kurrë. Agjenti i 29-vjeçarit italo-brazilian, Joao Santos lëshon një sinjal për klubet e Serie A në deklaratën e dhënë për Radio Kiss Kiss.
“Ky vit ka qenë i shkëlqyer për Jorginho, edhe në kombëtare ka dhuruar paraqitje shumë pozitive. Verën e ardhshme është Euro 2021 dhe kam besim se do të paraqitet shumë mirë me Italinë.
Chelsea? Ekipi nuk ka një renditje të mirë në kampionat, por janë një skuadër e re dhe kanë nevojë për kohë për t’u konsoliduar. Sa i përket së ardhmes, mund të them që do na pëlqente një rikthim në Serie A“, deklaron menaxheri i mesfushorit. /abcnews.al