Sa banorë do të shkojnë në finalen e Big Brother? Merret vendimi

schedule15:39 - 9 Shkurt, 2022

schedule 15:39 - 9 Shkurt, 2022

Mbrëmjen e djeshme u diskutua mundësia për të përfshirë pesë banorë në finalen e madhe të Big Brother VIP. Ishte Einxhel që e përmendi si ide dhe madje edhe pas përfundimit të spektaklit u diskutua një gjë e tillë. Ditën e sotme “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë brenda shtëpisë më të famshme.

Në zarfin, të cilin e lexoi Donaldi, thuhej se vendimi për katër finalistë më datë 18 shkurt nuk do të ndryshojë.“Banorë, vendimi që në finale do të jenë 4 konkurrentë mbetet i pandryshuar. Ju rikujtojmë se vijon të jetë një televotim për dy finalistët e fundit”, shkruhet ndër të tjera në zarfin e bardhë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!