Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë, duke marrë të pandehur ish-sekretaren e kësaj ministrie dhe 3 persona të tjerë.
Sipas prokurorisë Joana Duro në cilësinë e sekretrares së përgjithëshme ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Më tej, Specialistja e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Nga hetimet ka rezultuar se Duro ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 330.000 për të favorizuar një kompani e cila ka fituar fazën e parë të një tenderi në Ministrinë e Shëndetësisë për mbikqyrjen e ndërtimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës me fond limit rreth 800.000 lekë.
Shuma e parave i është dërguar në zyrë Joana Duros nga Laura Shteto.
Kjo shumë parash është dhënë nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator I kompanisë, që ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi në fjalë. Gjithashtu, rezulton se i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë në pronësi te Topit, ka marrë shumën e parave dhe ia ka dërguar Shtetos. Të dy këta shtetas akuzohen po ashtu për “korrupsion aktiv”./abcnews.al