Ryshfet 5 mijë euro për të liruar të burgosurin në Korçë/ Burg për tre persona, 1 në arrest shtëpie dhe 2 detyrim paraqitje

schedule11:33 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 11:33 - 26 Dhjetor, 2023

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre persona, për një “arrest në shtëpi” dhe dy të tjerë “detyrim paraqitje” pasi dyshohen se do të jepnin një shumë prej pesë mijë eurosh një gjyqtareje për të zbutur masën e sigurisë për një të arrestuar për trafik klandestinësh në Korçë.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për: Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Nikolla Hafëzllari. Në arrest shtëpiak është lënë Djana Kodra ndërsa detyrim paraqitje: Dritan Tabaku dhe Artiana Kozici.

Ata akuzohen për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit”, parashikuar nga nenet 245/1, pika 2 dhe 4 e 300 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 07 të vitit 2023, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit”, parashikuar nga nenet 245/1, pika 2 dhe 4 e 300 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit D. K., N. H., N. J., B. K. dhe A. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit B. K., i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal. Shtetasi D.T., dyshohet se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K. Penal.

Në bazë të kërkesës së  Prokurorisë së  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar TiranëGjykata e  Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.137 datë 25.12.2023, ndër të tjera  ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N. H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N. J., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.
  4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D. K., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i K. Penal (me profesion avokate).
  5. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K. Penal.
  6. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim A. K.,  e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K. Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka urdhëruar ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin Nr.137 datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar këto masa sigurimi në datat 25 dhe 26.12.2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!