Një nga kampionët më të mëdhenj që ka veshur fanellën e Milanit, sukseset dhe trofet e fituara me fanellën e kuqezinjve krijojnë një lidhje të pandashme me Milanit dhe Ruud Gullit.
I mbërritur në Itali falë Silvio Berlusconit në vitin 1987 me këshillën e Baron Liedholm pas fillimeve të mëdha me Haarlem, Feyenoord dhe PSV, ai qëndroi te kuqezinjtë për 6 vjet, duke kompletuar Milanin e Arrigo Sacchi dhe fenomenët holandezë.
Me të, Rijkaard dhe Van Basten, kuqezinjtë u vendosën në ato vite si një nga skuadrat më të mira ndonjëherë. Në ’93-’94 ai u transferua në Sampdoria, duke e çuar atë në vendin e tretë në rënditje, përpara se të kthehej në Milano në verën e ’94.
Pak muaj pas shkëputjes përfundimtare me klubin dhe përvojës së re në Samp, deri në verën e ’95. Atje ai u transferua në Chelsea kun ë vitin 1998 mbylli karrierën e tij profersionale.
I mbiquajtur “Simbanga Gianni Brera” për flokët e tij emblematike, Gullit ishte një personazh dhe lojtar unik. Forca fizike, fuqia, cilësia, karizma, lidershipi dhe fleksibiliteti i jashtëzakonshëm e bënë atë të bëhej një shtyllë e ekipit dominues të kuqezinjve në Evropë dhe te skuadra kombëtare. Në karrierën e tij ai ka luajtur në çdo pozivcion të fushës: mesfushor sulmues, sulmues i dytë, mesfushor, mesfushor dhe madje i lirë, të gjitha me aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur dhe rezultate mbi pritshmëritë.
Në karrierën e tij, Gullit pati nderin të merrte Topin e Artë në vitin 1987, pas një sezoni të mrekullueshëm në PSV dhe një fillimi të shkëlqyer në fanellën e Milanit. Por në përgjithësi, vitrina e tij është plot trofe, me Milanin ai fitoi 3 kampionate, 3 superkupa italiane, 2 kupa të kampionëve, 2 UEFA dhe 2 Superkupa Ndërkontinentale. Këtyre sukseseve u shtohet edhe Kupa e Italisë me Sampdorian, 3 kampionate holandeze, një Kupë holandeze, një Kupë FA dhe një Kupë Evropiane me Holandën e tij.
Sot Ruud Gullit mbush 60 vjeç./ h.ll/abcnews.al