Presidenti Donald Trump ndau në rrjetet sociale pamje të një mesazhi që mori nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, i cili e lavdëroi atë për “veprimin e tij vendimtar” në Iran.
“Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran, ky ishte vërtet i jashtëzakonshëm dhe diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte. Na bën të gjithëve më të sigurt”, shkroi Rutte në mesazhin e parë që Trump publikoi.
Mesazhet tregojnë se Rutte gjithashtu e vlerësoi Trumpin për sigurimin e një marrëveshjeje historike për shpenzimet e mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s.
“Po arrini një tjetër sukses të madh në Hagë sonte, nuk ishte e lehtë, por i kemi bërë të gjithë të bien dakord për 5 përqindëshin”, shtoi Rutte, duke iu referuar shtytjes së Trump ndaj aleatëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
NATO po përgatitet të njoftojë një angazhim të ri që u kërkon të gjitha vendeve anëtare të shpenzojnë të paktën 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, një kërkesë e hershme e Trump, e cila tani duket më afër se kurrë për t’u bërë politikë zyrtare.

