Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është pyetur për tarifat e SHBA-së duke iu përmendur Neni 2 i traktatit të NATO-s që thotë se të gjithë aleatët duhet të eliminojnë konfliktin në politikat ekonomike dhe inkurajon bashkëpunimin ekonomik mes tyre.
Ai është përgjigjur se roli i tij është të fokusohet në mbrojtjen e territorit të NATO-s. Edhe pse disa herë është munduar t’i shmangë pyetjet lidhur me tarifat e SHBA-së, Rutte ka shtuar se mendon se masat e SHBA-së nuk shkelin Nenin 2. Ai po ashtu ka shmangur edhe pyetjet lidhur me Grenlandën dhe interesin e presidentit amerikan për ta kontrolluar./abcnews.al