Kryeministri i Holandës Mark Rutte tha se Shqipëria ka bërë shumë përpara në reforma sa i përket integrimit në BE. Duke theksuar mbështetjen e Holandës, Rutte tha se ka ardhur koha për të qenë të drejtë e për të ecur përpara në këtë drejtim.
Në Konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Rutte u shpreh se është me rëndësi që të zgjidhet çështja e Bullgarisë për ti dhënë mundësi realizimit të Konferencës Ndërqeveritare.
“Ju dhe unë kemi ndërtuar një miqësi gjatë ditëve, por është më mirë të mos debatojmë por të punojmë bashkë. Jam i gëzuar që kemi hedhur hapin e parë për në BE për të nisur konferencën. Do vizitoj dhe Maqedoninë, duhet të jemi rigorozë dhe të drejtë dhe ju keni bërë kaq shumë përparim. Duhet të fillojmë zyrtarisht këto negociata për të qenë të drejtë. Të ketë diçka gjatë rrugës që do ecim përpara, jam i lumtur për faktin që të 2 vendet po zhvillojnë një lidhje të thellë, me eksporte… Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Këto kompani po punojnë të bëjnë më shumë biznes në këto vende. Nuk punojmë vetëm ekonomikisht , por edhe në raport me arkitektët. Ju vetë duke qenë artist njiheni shumë mirë. Le të vazhdojmë të punojmë shumë, të takohemi…të shpresojmë që të kemi sukses pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari që së paku të nisin të dyja konferencat ndërqeveritare. Ju vetë duke qenë artistë dhe ndiheni shumë mirë jo vetëm si kryeministër por edhe si artist. Le të vazhdojmë të punojnë kështu të takohemi ta ndërtojmë këtë miqësi, ta bëjmë shumë praktike, ne të jemi praktikë. Jam i lumtur që jam këtu dhe ka kaluar shumë kohë, por pas 4 zgjedhjeve ja ku jam”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo është vizita më e veçantë e miqve. Mes të tjerash ai tha se Holanda është pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin.