Rustem Hoxha i jep triumfin Ballkanit, Drenica befason Prishtinën. Drita nuk e fal Malishevën

schedule19:36 - 11 Shtator, 2021

schedule 19:36 - 11 Shtator, 2021

Ballkani, Drita dhe Drenica bëhen “lokomotiva” e kampionat dardan të futbollit, pas kanë triumfuar në përballjet e sotme. Ekipi nga Suhareka triumfoi në shtesë ndaj Ulpianës, që drejtohet nga Edlir Tetova.

Heroi i Ballkanit ishte mbrojtësi Rustem Hoxha, i cili realizoi golin e fitores për rezultatin 3-2 në minutën e dhjetë shtesë. Më parë kapiteni Thaçi kishte shënuar dy herë, por Selimi dhe Shala e kishin vendosur baraspeshën.

Drenica ka marrë një fitore të artë, pasi përballë kishte Prishtinën kampione në fuqi. Braziliani Denisson vazhdon të shënojë, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe Zabërgja. Oto John e hapi lojën, por bardhekaltrit nuk e kishin forcën për ta shmangur humbjen.

Fitore edhe për Dritën, që luante në transfertë ndaj Malishevës së ngjitur në elitë këtë sezon. Sulmuesi i ri Tahiri ishte ai që nderoi gjilanasit, që shënuan në fund dhe morën tre pikë shumë të vlefshme për garën drejt titullit kampion. /abcnews.al

Superliga e Kosovës – Java 3
Drenica-Prishtina 2-1
Shënues:
Denisson 22’, Zabergja 64’ / Otto John 74’
Ballkani-Ulpiana 3-2
Shënues:
Thaqi 5’, 53’, R. Hoxha 90+10’ / Selimi 72’, Shala 90+3’
Malisheva-Drita 0-1
Shënues:
Tahiri 85’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!