Shkëlzen Rustami ishte në stolin e Kastriotit ditën e sotme. Krutanët u mposhtën në shtëpi ndaj Teuta kryesuese e kampionatit dhe normalisht ethet e rënies nga Superiorja kanë nisur të ndjehen. Pas ndeshjes, ndihmësi i Ndreut, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:
“Është e vërtetë, sot pësuam humbjen e katërt radhazi dhe situata komplikohet. Luanim ndaj një ekipi si Teuta, me lojtarë me eksperiencë. U munduam të ruajmë ekuilibrat, por pësuam në fundin e pjesës së parë. U munduam të reagojmë, kërkuam të jemi të qetë dhe të mos kemi presioni psikologjik prej rezultateve që mungojnë.
Bëmë disa zëvendësime të detyrueshme. Mungesa e Devid na shqetëson prej javësh. Me qetësi situata do dijë të reagojë në këto tre javë, për të qëndruar në Superiore. Do e kalojmë me qetësi këtë situatë në të cilën ndodhemi.
Devid ka disa javë që mungon për dëmtim. Nuk mund ta aktivizojmë kështu. Rezin e nxorëm për të freskuar lojën. Nuk është e thënë që shënoi dhe nuk duhet zëvendësuar, edhe pse i riu mund të lërë për të dëshiruar. Ashtu e menduam”. /abcnews.al



