“Russiagates”, sot vendimi i gjykatës për Paul Manafort

schedule11:51 - 7 Mars, 2019

schedule 11:51 - 7 Mars, 2019

Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit Donald Trump, pritet te degjoje sot vendimin e gjykates ndaj tij, pasi verën e kaluar u shpall fajtor për 8 krime financiare nga Gjykata e Qarkut e Virxhinias.

Rasti rrjedh nga hetimet që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale te 2016 në SHBA.

Zyra e Mullerit ka thënë muajin e kaluar se pajtohet me udhëzimet federale që parashohin dënimin  e 70 vjecarit Paul Manafort me 19 deri në 24 vjet burg.

Avokatët e Manafortit kanë thënë se denimi për krimet e klientit të tyre është “jorproporcional” dhe kanë apeluar për lehtësim të tij.

Manafort ka shërbyer për kohë të shkurtër si kryetar i fushatës zgjedhore të Trumpit në vitin 2016.

Ai u shkarkua pas zbulimit se ka punuar për politikanët pro-rusë të Ukrainës, përfshirë ish-presidentin e këtij vendi, Viktor Janukoviç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!