“Russiagate” republikanët amerikanë bien dakord për publikimin e raportit sekret

schedule14:24 - 30 Janar, 2018

schedule 14:24 - 30 Janar, 2018

Republikanët amerikanë kanë votuar pro publikimit të një dokumenti kua akuzohet FBI dhe departamenti amerikan i drejtësisë për abuzime gjatë hetimeve për skandaline Russiagate.

Republikanët e komisonit të inteligjncës së dhomës së kongresit amerikanë votuan në favor të publikimit të raportit serket që akuzon FBI-në se ka abuzuar në hetimet mbi Rusinë. Vota pro erdhi pavarësisht kundërshtimit të demokratëve dhe departamentit amerikan të drejtësisë i cili paralajmëroi Shtëpinëe Bardhë.

Dokumenti sekret për të cilin është rënë dakord të publikohet, fillimisht do I dorëzohet presidentit amerikan Trump, i cili ka pesë ditë kohë për ta parë dhe për të vendosur nëse do të bëhet publik apo do të bllokohet.

Mediat amerikane raportojnë se në këtë dokument akuzohet FBI dhe departamenti amerikan i drejtësisë pasi nuk kanë deklaruar se Komitetit kombëtar democrat dhe ekipi i Hillari Klinton kanë financuar hetimet për të marrë një mandat përgjimi për Carter Page, këshilltarin e fushatës së Trump. Dokumenti ndër të tjera tregon se zv/ministry amerikan i drejtësisë, Rod Rosenstein, ka firmosur një zgjatje të madatit kundër Page pasi ka marrë postin. Një fakt që dëshmon se si departamenti amerikan i drejtësisë edhe pse nën presidencën e  Trump ka arsye për të besuar se Page vepron si një agjent i Rusisë./abcnews.al