“Russiagate”, prokurori special po heton dhe vajzën e Trump

schedule13:51 - 7 Janar, 2018

schedule 13:51 - 7 Janar, 2018

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan po hetohet nga ekipi i prokurorit special Robert Mueller, që investigon lidhjet e ekipit të fushatës së Trump me Rusët. Konkretisht ajo po hetohet lidhur me një bisedë që ka zhvilluar në ashensor me disa zyrtarë afër Kremlinit, të cilët janë takuar me vëllain dhe bashkëshortin e Ivankës.

Prokurori special i ngarkuar për të hedhur dritë mbi “Russiagate”, Robert Mueller, po heton gjithashtu Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan. Lajmi është bërë publik nga “Los Angeles Times”. Mueller dhe ekipi e tij, sipas gazetës, po shqyrtojnë rolin e luajtur në këtë çështje nga vajza më e madhe e presidentit, e cila më 9 qershor 2016 do të kishte shkëmbyer disa fjalë me dy rusë që largoheshin nga Trump Tower në Manhatan, pas takimit me vëllain e saj Trump Jr, bashkëshortin Jared Kushner dhe drejtuesin e atëhershëm të fushatës zgjedhore, Paul Manafort.
Me sa duket, Ivanka Trump nuk mori pjesë në takimin me rusët, por bisedoi për pak kohë derisa ishte në ashensor me avokaten që ka lidhje me Kremlinin Natalia Veselnitskaia, dhe me lobistin Rinat Akhmetshin ndërsa po dilnin nga qiellgërvishtësja e babait të saj. Sipas“Los Angeles Times”, mes tyre ka pasur thjeshtë përshëndetje.

Hetuesit, megjithatë, kanë ndërmend të dinë çdo kontakt që vizitorët rusë kishin me familjen Trump dhe me të gjithë njerëzit në rrethin e presidentit amerikan. Siç raportohet nga gazeta kaliforniane, prokurori special Mueller dëshiron të dëgjojë të paktën një nga pjesëmarrësit në takimin në qershor 2016 për të kuptuar se përse Trump fillimisht tha menjëherë se takimi u mbajt për të folur për rihapjen e birësimeve të fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë, praktika u ndërpre gjatë fazës përfundimtare të administratës së Obamës, dhe nuk konfirmoi ofertën e marrë nga avokati rus për të siguruar materiale për të dëmtuar fushatën presidenciale të Hillary Clinton.

Për avokatët mbrojtës, hetuesit po punojnë rreth mundësisë që Trump ka penguar drejtësinë se sa për lidhjet me rusët. Ekipi i Mueller ka synim që të zbulojë nëse dikush në skuadrën e presidentit amerikan ka gënjyer hetuesit apo vetë kreun e Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al