“Russiagate”, avokati: Trump nuk mund të akuzohet

schedule14:00 - 17 Maj, 2018

schedule 14:00 - 17 Maj, 2018

Ekipi ligjor i presidentit amerikan ka marrë siguri nga prokurori special se Trump nuk mund të akuzohet pavarësisht hetimit për “Russiagate”. Ndaj tij mund të përpilohet vetëm një raport, i cili mund të përdoret nga Kongresi për shkarkimin e Presidentit.

Ekipi i prokurorit special për “Russiagate”, Robert Mueller, i ka bërë me dije Shtëpisë së Bardhë se çfarëdolloj prove që do të zbulohet në sajë të hetimeve, nuk do të jetë i mundur inkriminimi i Presidentit amerikan Donald Trump. Njoftimi është bërë nga Rudy Giuliani, i ngakruar nga Trump si avokat mbrojtës, në një intervistë për mediat amerikane. Përfaqësuesi ligjor ka shpjeguar se ekipi i Mueller ka pranuar një interpretim ligjor të departamentit të Drejtësisë, që nuk është përdorur kurrë, sipas të cilit një president në detyrë ka imunitet ndaj akuzimit zyrtar.

Zëdhënësi i Mueller, Peter Carr, ka refuzuar të komentojë deklaratat e Giulianit. Avokati I Trump ka shpjeguar se nëse preokrurori special zbulon ndonjë veprim të paligjshëm të presidentit, mundet vetëm të përpilojë një raport dh eta dërgojë atë në departamentin e drejtësisë. Megjithatë ai raport, dhe provat e tij, mund të shërbejnë si bazë për një shkarkim të Trump në Kongresin Amerikan. Gjatë hetimeve të prokurorit special janë inkriminuar 19 persona, mes të cilëve anëtarë të lartë të fushatës elektorale të Trump.

Deri më tani ekipi i Mueller nuk ka prova të forta që tregojnë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016. Prokurori special, ish-drejtor i FBI-së, prej muajsh ka mbledhje me ekipin ligjor të Trump për të kuptuar nëse presidenti mund të merret në pyetje, siç ka ndodhur deri tani për të paktën 20 funksionarë të Shtëpisë së Bardhë dhe 28 persona që kanë punuar në stafin electoral. Nëse presidenti amerikan refuzon marrjen në pyetje, Mueller është i detyruar që të lëshojë një mandat ligjor që e detyron Trump të dëshmojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!