Radhën për të parashtruar argumentet në procesin gjyqësor në Kushtetuese, e ka marrë tashmë këshilltari ligjor i Presidentit, Ilir Rusmali. Ai u shpreh se Presidenti respektoi Kushtetutën dhe ligjin me drektin ndërsa u shpreh se Presidenti nuk është kompetencë e kësaj gjykate.
“Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative.
Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët.
Kjo është e rrezikshme për Gjykatën Kushtetuese sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje.” -u shpreh ai./abcnews.al

