Këtë të premte në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet padia kundër vendimit për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra.
Gjykata Kushtetuese, vendosi të rrëzojë kërkesën e Presidentit, që kjo gjykatë të shpallë moskompetencë për dekretin e Presidentit, për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Ndërsa në fjalën e tij gjatë kësaj seancë, këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali, tha se Presidenti respektoi Kushtetutën dhe ligjin dhe se sipas tij, Presidenti nuk është kompetencë e kësaj gjykate.
Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi tha se qëndrimi i këshilltarit të Presidentit ishte superior me trupën Gjykuese.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Çupi nënvizoi se të dy institucionet, Gjykata Kushtetuese dhe Presidenca janë vetëquajtur si roje të Kushtetutës.
“Pavarësisht nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese, mbeten disa kolona interesante. Disa kolona që të bëjnë të mendosh se në situatë është ligj analiza. Ndoshta edhe për arsye se fjalimi i Ilir Rusmalit ishte i mbushur me ide. Ai ka tentuar të korrigjojë disa nga faktorët kryesore që po gjykohen sot dhe nga e cila vuan Gjykata Kushtetuese. Të dy institucionet, Gjykata Kushtetuese dhe Presidenca janë vetëquajtur si roje të Kushtetutës. Kushtetua e ka humbur ketë fjalor popullor dhe është konsideruar balancuese e institucioneve që kanë të bëjnë si objekt Kushtetues. Pra duket se ka ceduar roli për të krijuar ekuilibrat e këtyre institucioneve. Në momentin që është lëshuar dekreti i Presidentit ishte në funksion Kushtetues dhe goditet si një efekt jokushtetues. Dhe tjetra problemi i rëndësishëm që u përmbajt zoti Rusmali ishte ekuilibri midis jurisprudencës, Kushtetutës e tërë Jurisprudencës. Ekuilibri midis ligjeve. Rusmali tha se GJ K po vuan në përpjekje pozitive për të gjetur të drejtën. Por vetë GJK ka krijuar përplasje ndërmjet Kushtetutës dhe ligjeve të tjera. Ka konsideruar Kushtetues, dekretin e Presidentin. Ligji administrativ për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, buron nga Kushtetuta nuk është ekstra Kushtetues, ndërsa dekreti i presidentit është administrativ që zbatohet në mënyrë të padiskutueshme në mënyrën se si është ndërtuar. Një gjë tjetër që bëri thirrje, ishte thirrja për të mos prekur Kushtetutshmërinë…Pra Gjykata Kushtetuese nëse e mohon të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur ka prekur thelbin e asaj që quhet përfaqësim i sovranit. Do të thotë që me këtë rast shembet e gjithë e drejta për të pasur ligje…Nëse ky akt, ky gjyq nuk kanë precedent në Shqipëri, por vendosin precedent ky është një problem., Shqetësimi i Rusmalit ishte i ndërtuar mbi bazën e arsyetimin ligjor, normal. Nëse do kemi vendim të GJK që do krijojë gropa, atëherë do të vuajmë për një kohë të gjatë procesin e shtet-formimin. Do të jemi në pozita inferiore me botën juridike, për arsye se do t’i kërkojmë botës na korrigjo atë që bëmë. Qëndrimi që mbajti zoti Rusmali, mund të them që doli prej kësaj xhungle, e konstatoi se në legjislacionin tonë nuk kemi përplasje e defekte të mëdha që nuk ka lënë të japim drejtësi…por konstatoi se paaftësia për ta parë këtë volum ligjor i shtyn njerëzit e paditur t’ju referohen në mënyrë të padrejtë, modeleve të tjera…Ai vuri në dukje se paragrafët dhe ligjet shikohen jo në harmoni me njëra tjetrën dhe ky është defekti më i madh… Ishte momenti kur GJK duhet të jetë reflektiv dhe të mendojë se shumë gjëra nuk i di apo nuk i do, por ky moment ishte një leksion shumë i mirë edhe për vetë qytetarët. Gjykata Kushtetuese është bërë sfidante me presidentin dhe ky është defekti më i madh. Dua të them edhe që ka rrëzuar vendimin e presidentit e ka çuar në themel por nuk ka të drejtë ta gjykojë në themel”, tha ndër të tjera Çupi.
/abcnews.al/

